Do që të qëndrojë në burg, ku ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Ama vazhdon të përsërisë vazhdimisht se ai është shkaku i vdekjes së Artanit.
Kështu shprehet Marjan Pepa, 52 vjeçari, i cili ndodhet në burg se vrau shokun e tij, Artan Kaja, i njohur nga të gjithë me emrin Toni.
Viktima ishte pronar i një kompanie në Lunata, por u vra me një të shtënë arme në kokë me 7 Janar. Pavarësisht se është në pranga, Pepa refuzon që të flasë dhe të thotë arsyet e vrasjes së shokut.
“Ai thotë që është i hutuar dhe nuk dëshiron t’i përgjigjet pyetjeve specifike rreth vrasjes së bashkatdhetarit”, shkruajnë mediat italiane.
Të njëjtat burime shkruajnë se Pepa nuk ka folur as me avokaten e tij, për detajet e incidentit dhe motivet që e çuan që të ndërmerrte atë akt. Ndërkohë gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin.
Autoritetet italiane thonë se nuk e kanë gjetur armën që u përdor për të vrarë Tonin.
Karabinierët vijuan kontrollet në fabrikën e letrës, në pronësi të viktimës dhe në një zonë jashtë varrezave. Në këtë pikë, hetuesit nuk përjashtojnë pistën që Pepa t’ia ketë dhënë armën një personi të tretë.
Sipas tyre, 52-vjeçari ka kaluar nga pas fabrikës, nëpërmjet një muri të vogël që e ndante atë nga varrezat.
Kjo është një “zonë qorre” pasi nuk ka pasur kamera survejimi. Përveç armës, po kërkohet edhe celulari i autorit, që mund të çojë në prova të reja për hetimin.
Më së shumi investigimi po fokusohet në marrëdhënien që kishin dy bashkatdhetarët.
Dy shqiptarët ishin shokë.
Artan Kaja e futi Pepën në shtëpi, i cili së fundmi ishte papunë dhe në vështirësi ekonomike.
Kaja e ndihmoi që të gjente punë edhe si shofer kamioni për një kompani në Itali. Me kalimin e kohës, shoqëria e tyre u ftoh.
Siç duket Pepa kishte zili se shoku i tij ishte bërë një sipërmarrës i vogël, kishte një rol të rëndësishëm në komunitet dhe një familje të bukur.
Verën e kaluar mes dy shqiptarëve pati një sherr pas disa komenteve që Pepa bëri për gruan e viktimës.
Disa muaj më vonë, Pepa u pushua nga kompania ku punonte si shofer kamioni dhe pa punë ai akuzonte shokun për gjendjen.
Një pakënaqësi që prej kohësh ishte mbushur aq shumë sa ai të kërkonte hakmarrjen.
Të mërkurën pritet që të zhvillohet autopsia ndaj trupit të pajetë.
Ajo do të përcaktojë më qartë dinamikën e ngjarjes.
Deri më tani nuk është përcaktuar ende nëse vrasësi e qëlloi përballë apo nga pas.
Një detaj ndoshta i parëndësishëm pasi një jetë u shua, por që përcakton brutalitetin e ngjarjes, të ngjashëm me atë të larjes së hesapeve në një kontekst kriminal, shkruajnë mediat italiane. /Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Kryeredaktori i RADIO 1, Fitim Behluli, flet për kontributin e paçmueshëm të Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit-Gjiklës

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë