Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp tha se pas gjithë këtyre debateve, Zoran Zaev dhe Blerim Bexheti do të zgjidhin  mosmarrëveshjet.

“Janë çështje që do t’i sqarojnë Zaev dhe Bexheti, mendoj se nuk janë çështje të pakapërcyeshme dhe ato dallime apo keqkuptime që kanë pasur, sigurisht se do të gjejnë një zgjidhje për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se kryeministri Zaev i ka bërë presion që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që të ndryshohet kryetari i një gjykate.

Edhe kryeministri Zaev, i bëri replikë Bexhetit duke cekur se ai ka biseduar me shumë kryetarë komuna për shumë çështje dhe duke i rikujtuar atij të punojë në interes të qytetarëve dhe jo ndërtuesve ilegal në Matkë./Telegrafi/