LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Zaev më ka kërkuar të ndikoj tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, për ndryshimin e një kryetari të gjykatës

Bexheti: Zaev më ka kërkuar të ndikoj tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, për ndryshimin e një kryetari të gjykatës

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, thotë se kryeministri Zoran Zaev i ka bërë presion që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që të ndryshohet kryetari i një gjykate.

Në konferencën e sotme për shtyp në komunë, Bexheti foli edhe për platformat në Matkë, me çka e akuzoi kryeministrin se i është paraqitur më 17 korrik dhe përmes tij ka kërkuar ndryshim të kryetarit të një gjykate në muajin shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Bexheti tha se procedura e nisur nga Komisioni për Antikorrupsion është për shkak se ky ka refuzuar kërkesën e Zaevit.

“Për mua ky komision është i korruptuar. Jam i sigurt se procedura e ngritur kundër meje është për shkak se kam refuzuar t’u them anëtarëve të këshillit si të votojnë”, tha Bexheti.

Ai paralajmëroi aktakuzë ndaj kryetares dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori