LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ngrohja Qendrore Solare do t’ia shtoj kapacitetet Termokosit për t’u zgjeruar në lagje të tjera

Ahmeti: Ngrohja Qendrore Solare do t’ia shtoj kapacitetet Termokosit për t’u zgjeruar në lagje të tjera

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është kryer studimi i fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare për Komunën e Prishtinës.

Ahmeti thotë se ky projekt do t’ia shtojë kapacitetin e Termokosit që të zgjerohet edhe në disa lagje të kryeqytetit.


“Ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese. Por më me rëndësi, do ta zëvendësojë qymyrin me energji të ripërtërishme diellore”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëve dhe financim të komunës.

Njoftimi i plotë i Ahmetit

Lajm fantastik!

Në bashkëpunim me KfW dhe BERZH kemi përfunduar studimin e fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në Komunën tonë.

Ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.

Por më me rëndësi, do ta zëvendësojë qymyrin me energji të ripërtërishme diellore.

Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjerojë rrjetin përtej projektit të kogjenerimit e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër.

Projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëve e financim të Komunës.

Përndryshe, ky do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë. /Telegrafi/