LAJMI I FUNDIT:

Aguero zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar dhe thyen një rekord të madh në Ligën Premier

Aguero zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar dhe thyen një rekord të madh në Ligën Premier

Sergio Aguero ka thyer një rekord të mëdha në Ligën Premier, pas zgjedhjes si lojtari i mirë i muajit janar.

Forma e mirë dhe golat e shumtë gjatë janarit kanë bërë që Aguero të fitojë garën për të zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit janar në Ligën Premier.

Reprezentuesi argjentinas tani ka fituar këtë çmim për herë të shtatë, duke u bërë lojtari që fiton më shumë herë këtë çmim në histori të kampionati anglez.

Aguero tashmë ka tejkaluar legjendën Steven Gerrard dhe sulmuesi Harry Kane, të cilët kanë fituar nga gjashtë herë këtë çmim.

Argjentinasi së pari mori çmimin në tetor të vitit 2013, ndërsa së fundmi ai u zgjodh lojtari më i mirë i muajit para një viti, në shkurt 2019.

Ky çmim i Agueros vjen pas një muaji në të cilin ai theu edhe dy rekorde të mëdha të vendosura në Ligën Premier.

Aguero thyen rekordin e Henryt për gola të shënuar në Ligën Premier
Lexo po ashtu Aguero thyen rekordin e Henryt për gola të shënuar në Ligën Premier

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të kësaj gare, duke tejkaluar Thierry Henryn, me golin e tij të dytë personal kundër Aston Villas më 12 janar.

Ai më pas kompletoi het-trikun duke u bërë gjithashtu lojtari me më shumë het-trika të shënuar në historinë e Ligës Premier me 12 sosh, një më shumë se Alan Shearer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori