LAJMI I FUNDIT:

Agon Amiga me disa projekte të reja

Agon Amiga me disa projekte të reja

Agon Amiga së shpejti do të vijë me disa projekte të reja muzikore.

Në një prononcim për Telegrafin, reperi i njohur tha së është duke punuar në disa projekte njëkohësisht.


“I kam përfunduar disa këngë solo dhe disa bashkëpunime”, tha Agoni, i cili brenda pak javësh do të publikoj videoklipin e parë për këtë vit, i cili do të jetë solo.

Duke mos dashur të japë më shumë detaje rreth këtyre këngëve, artisti gjithashtu paralajmëroi edhe shumë projekte të reja nga grupi Tingulli 3nt, të cilat do të publikohen brenda këtij viti./Telegrafi/