LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Ronaldos zbulon që fenomeni brazilian ishte afër kalimit te Rangers në vitin 1997, do të kishte klauzolë të veçantë  

Agjenti i Ronaldos zbulon që fenomeni brazilian ishte afër kalimit te Rangers në vitin 1997, do të kishte klauzolë të veçantë  

Agjenti italian Giovanni Branchini pretendon se Rangers pothuajse përfundoi një transferim shokues për fenomenin brazilian, Ronaldo – dhe ai do të kishte luajtur vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Braziliani legjendar, 43 vjeç, u largua nga Barcelona në vitin 1997 për të përfunduar një kalim të bujshëm te Interi për një çmim rekord botëror prej 19.5 milionë eurosh në atë kohë.


Mediumi i njohur TalkSPORT gjeti një intervistë me Branchinin nga viti 2016 dhe agjenti pretendoi se Rangers ishte midis tre klubeve në garën për të marr Ronaldon.

Dy herë fituesi i Kupës së Botës ishte i lirë të largohej nga Camp Nou për aq kohë sa një klub do të blinte kontratën e tij te Barça, gjë që Interi përfundimisht e bëri.

Ronaldo pyetet për dallimin e tij me CR7 dhe nofkën 'i vërteti', braziliani thotë se janë shumë të ndryshëm
Lexo po ashtu Ronaldo pyetet për dallimin e tij me CR7 dhe nofkën 'i vërteti', braziliani thotë se janë shumë të ndryshëm

“Klauzola në kontratën e tij ishte një risi në atë kohë dhe ajo frikësoi shumë klube jashtë”, kishte thënë fillimisht Branchini.

“Të tre klubet që ishin vërtet të interesuar ishin Interi, Lazio dhe Glasgow Rangers, të cilët ndoqën negociatat gjatë gjithë rrugës”.

Sipas Branchini, Rangers ishin plotësisht të përkushtuar për fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve dhe do të përdornin Ronaldon vetëm në ndeshjet e tyre evropiane.

“Oferta nga Glasgow Rangers ishte e jashtëzakonshme. Ata na thanë që ai nuk duhej të luante të shtunën në Ligën Skoceze”.

“Ata ishin të etur për të fituar Ligën e Kampionëve dhe do të lejonin që ai të luante vetëm në ndeshjet evropiane”.

“Por, Interi e kishte ndjekur atë që kur ai luante në Brazil. Barcelona nuk iu përmbajt një kontrate të re dhe Interi ishin klubi i parë që plotësuan klauzolën e lëshimit, kështu që ai shkoi atje”, përfundoi agjenti i Ronaldos.

Pesë vjetët e Ronaldos në Inter ishin përshkruar me lëndime të përsëritura, pavarësisht se arriti të shënojnë 49 gola në 68 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori