LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Pastorello: Dybala ishte afër bashkimit me Unitedin

Agjenti Pastorello: Dybala ishte afër bashkimit me Unitedin

Agjenti i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku ka zbuluar se sa i afër ishte sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, për t’u bashkuar me Manchester Unitedin.

Dybala ishte vendosur të bashkohej me United si zëvendësim për Lukakun.


Këtë e ka zbuluar agjenti i njohur Federico Pastorello për mediat italiane.

Unitedi i kërkon Juventusit për Pogban para dhe Dybalan ose Pjanicin
Lexo po ashtu Unitedi i kërkon Juventusit për Pogban para dhe Dybalan ose Pjanicin

“Është e vërtetë, ishte afër të ndodhte”, ka thënë fillimisht Pastorello për Tuttosport, kur u pyet për transferimin e Dybalas te Unitedi.

“Romelu, megjithatë, gjithmonë kishte shpresuar të bashkohej me Interin sepse ishte afektuar nga dashuria e tifozëve të Nerazzurrëve”.

I pyetur për planet e Dybalas këtë verë, Pastorello shtoi: “Nuk e di situatën nga brenda sepse nuk jam agjent i tij, por Dybala duket se po lulëzon përsëri”.

“Sinqerisht e shoh akoma te Juventuesi. Nuk mendoj se marrëveshjet e shkëmbimit do të ndikojnë tek ai, Kane apo kampionët e tjerë”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/