LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Januzajt konfirmon interesimin e Romës

Agjenti i Januzajt konfirmon interesimin e Romës

Agjenti i yllit shqiptar të Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka konfirmuar se klubi italian, Roma është njëra nga klubet e interesuara për reprezentuesin belg.

Sportitalia kishte raportuar më herët këtë pasdite se Giallorossët kanë kthyer vëmendjen drejt reprezentuesit belg pas dëmtimit të Nicolo Zaniolos dhe dështimit të shkëmbimit të Matteo Politano me Leonardo Spinazzolan.

Mediumi i afër me klubin kryeqytetas SiamoLaRoma24.it kontaktoi agjentin e Januzajt, Dirk de Vriese, për të komentuar ngjarjen dhe ai zbuloi interesin e Romës.

Adnan Januzaj, shënjestra kryesore e Romës
Lexo po ashtu Adnan Januzaj, shënjestra kryesore e Romës

“Po, Roma është njëra nga klubet e interesuara për Januzaj gjatë afatit kalimtar të janarit”, ka thënë fillimisht de Vriese.

“Giallorossët janë një klub i madh, kështu që natyrisht ai do të donte idenë për t’u bashkuar me ta”.

“Unë nuk mund të jap detaje të tjera tani, ju duhet të kuptoni…”, përfundoi agjenti i Januzajt.

Është raportuar se transferimi do të ishte një huazim me pagesë me mundësi blerje në fund të sezonit për një total prej 15 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori