LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Bale mohon kalimin e lojtarit në MLS dhe largimin nga Reali në verë

Agjenti i Bale mohon kalimin e lojtarit në MLS dhe largimin nga Reali në verë

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka përjashtuar një transferim të janarit për klientin e tij, lojtarin e Real Madridit.

Bale ka qenë përsëri njëri nga emrat më të lakuar të mediave rreth një largimi nga Real Madridi dhe transferimi në Ligën Premier apo Superligën e Kinës.


Kohëve të fundit për Bale u hap edhe destinacioni i ri në Mayor League Soccer, por agjenti i lojtarit ka sqaruar gjithçka.

Bale thuhet se do kalojë në MLS
Lexo po ashtu Bale thuhet se do kalojë në MLS

Agjenti i Bale ka thënë për ESPN FC se lojtari do të qëndroj te Los Blancos këtë muaj dhe një largim verës është “i pamundur”, dhe se lojtari nuk kishte asnjë interes të shkonte në një klub të MLS.

Tifozët e Realit me zë të lartë e ngritën zërin dhe e befasuan sulmuesin pas kthimit të tij në skuadër në nëntor gjatë fitores ndaj Real Sociedadit.

Festa e Bale me flamurin e Uellsit

Futbollisti festoi kualifikimin e kombëtares së tij në Kampionatin Evropian me një flamur ku shprehej “Uellsi. Golf. Madrid”, duke bërë që raportet mes tij, klubit dhe tifozëve të thyhen edhe më shumë.

Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin
Lexo po ashtu Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin

Që nga ai pushim ndërkombëtar, Bale ka bërë shtatë paraqitje për Reali, përfshirë një në Camp Nou në El Clasico muajin e kaluar, por nuk ka shënuar ende.

Sidoqoftë, 30-vjeçari ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve që nga ardhja e tij në vitin 2013 nga Tottenham, por ishte afër bashkimit me klubin kinez Jiangsu Suning këtë verë.

Marrëveshja aktuale e Bale në Bernabeu është e vlefshme deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori