LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi zhvillon vizitë pune në Tiranë, takohet me Armand Dukën

Agim Ademi zhvillon vizitë pune në Tiranë, takohet me Armand Dukën
Agim Ademi dhe Armand Duka (Foto: fk-kosova.com)

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar sot (e martë) një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me presidentin e FSHF-së, njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, para fillimit të kampionatit të ri dhe për të diskutuar për ‘Komisionin Hat-Trick’.

Me këtë rast presidenti Ademi konsultoi presidentin Duka për projektet e dërguara të të dyja federatave në programin e UEFA-s “Hat-Trick”, si dhe për mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për arsye të situatës së re të krijuar në futbollin kosovar ku shumë futbollistë dhe disa trajnerë nga Shqipëria janë të angazhuar në Kosovë, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Po ashtu, u diskutua edhe për vazhdimin e licencimit të trajnerëve kosovarë me licencat UEFA të kategorive që nuk i ka ende Kosova, pasi siç dihet FFK i ka të lejuara për momentin vetëm licencën C dhe UEFA B.

Presidenti Ademi kërkoi më shumë se dy vende në vit për Pro-Licencë, që është kërkesë dhe nevojë për trajnerët kosovarë, sepse FFK nuk mund të organizojë Licencën Pro, të paktën edhe në tre vitet e ardhshme, pasi duhet të pritet koha e paraparë për këtë nga UEFA.

Gjithsesi, UEFA deri më tash ka lejuar me procedurë të shpejtë kalimin e kategorive, ngase FFK ka ecur me rregulla strikte në çështjen e licencimit.

Në këtë drejtim Duka premtoi se do të lejojë edhe më tutje me kënaqësi licencimin e trajnerëve nga Kosova. Madje, ai, theksoi se do të mundohet që të krijojë edhe më shumë vende për Pro-Licencë për trajnerët kosovarë, gjithmonë në koordinim me UEFA-n.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori