LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi analizon futbollin kosovar përgjatë vitit 2021

Agim Ademi analizon futbollin kosovar përgjatë vitit 2021

Nga Kombëtarja tek impelementimi i VAR-it dhe projektet e ardhshme. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, analizon futbollin kosovar të 2021-shit në një intervistë për KosovaPress, që pavarësisht vështirësive që solli pandemia, ai mendon se ka pasur rezultate të dukshme.

Kombëtarja e Kosovës pati një vit me rezultate zhgënjyese çka çoi edhe në ndërprerjen e bashkëpunimit mes FFK-së dhe trajnerit zviceran Bernard Challandes. Ademi mendon se ish-trajneri i ka dhënë shumë Kosovës, ndërsa nuk pati fat me dëmtimet e lojtarëve.

“Nga lëndimi i Arbër Zenelit asnjëherë nuk kemi mundur të jemi kompakt dhe komplet ekipi i cili ka qenë i përcaktuar të jetë në 11-shen e parë. Arbër Zeneli është parë që vlen shumë në ekipin tonë. Pastaj ndryshimi i futbollistëve kryesorë, ndërrimi i ekipeve duke bërë kontrata të tjera që kanë shkuar në ekipe të tjera dhe ndërrimi i sistemit të lojës ka bërë që këta futbollistë të mos jenë në gjendje të mirë. […] Unë e falënderoj Challandesin për punën që e ka bërë sepse një trajner i cili bëhet kampion për herën e parë në Ligën e Kombeve për ne nuk ka qenë rezultat edhe i vogël, pastaj 14 ndeshje pa asnjë humbje nuk është lehtë të bëhen. […] Kështu që unë e kam konsideruar një punë që e ka bërë të zellshme prandaj e kam duruar deri në momentin e fundit, deri kur erdhi momenti që thjeshtë u desh me u nda me Challandesin për faktin se menduam që nuk kishte çfarë të jepte më shumë në këtë ekip”, deklaroi Ademi.

Ademi deklaroi se ndarja me Challandes ishte miqësore por e pashmangshme dhe se ndoshta mund të kishte ndodhur edhe më shpejtë.

“Ndarja ka qenë miqësore, plotësisht miqësore dhe e ka pasur të qartë edhe Challandes sepse është njeri me përvojë dhe e ka parë që unë e kam tejkaluar edhe pjesën e pritshmërisë deri në fund dhe ai përveç kësaj ma ka njohur si të drejtë dhe një falënderim e kam pasur që ju keni pritur deri në momentin e fundit sepse ndoshta me dëshirë ose me format të futbollit është dashur pak më herët të ndahemi me atë por e kemi pritur edhe disa ndeshje dhe në fund erdhi momenti që me Challandin ndarja ka pas me ndodh, pavarësisht a do t’i kishte fituar edhe këto ndeshje apo do t’i kishte humbur, ndarja ka pasur të ndodhte gjithsesi sepse ne po kërkojmë diçka tani e tutje tjetër, diçka më shumë sepse mendoj që me këtë gjeneratë që e kemi ne mund ta kualifikojmë Kosovën dhe duhet ta kualifikojmë. Prandaj tani e tutje, me çdo trajner që bëj kontratë sigurisht që kërkojmë rezultate sepse Kosova e ka kohën e rezultateve, e ka kohën e kualifikimeve”, u shpreh Ademi.

Trajneri i ri nuk është përzgjedhur ende, dhe kjo sipas Ademit nuk do të bëhet deri në muajin mars.

Ai thotë se nga përzgjedhësi i ri do të kërkohen rezultate dhe do të kërkojë të ndryshohet mentaliteti brenda skuadrës duke luftuar gjithnjë për kualifikim dhe jo thjesht për të luajtur.

“Fillimisht duhet të jetë një trajner punëtor, e dyta që e njeh mentalitetin tonë dhe i njeh shumicën e lojtarëve, pastaj është edhe çështja ekonomike si kriter dhe natyrisht qe marrëveshjet me ta do t’i bëjmë në formatin e ri që bëhen. Rezultate gjithsesi kërkojmë sepse nuk ka me çdo kusht asnjë trajner nuk besoj që mund të jetë në botë që mund të garantojë kualifikimin sepse në futboll nuk ka asgjë të qind për qind, por duhet punuar për të shkuar deri atje, por të paktën objektivat tona janë për kualifikim dhe duhet ta bëjë punën për te qenë një ekip kualifikuese e jo një ekip vetëm sa për të qëndruar në këtë grup”, tha Ademi më tutje.

Elementet e kërkuara nga drejtuesit e federatës nuk do të thotë se nuk mund të gjinden edhe tek një trajner vendor dhe se Ademi thotë se ka ëndërr që një ditë ta emërojë një trajner kosovar në krye të ekipit kombëtar.

Duke iu rikthyer futbollit kosovar, 2021-shin Ademi e cilëson si vit të vështirë por jo pa rezultate.

“Fillimisht një vit i vështirë për shkak të pandemisë, por jam shumë i lumtur që ka përfunduar gjithçka në rregull dhe madje mund të them që sivjet e kemi ngritur edhe nivelin e garave por edhe të organizimit edhe të financimit të investimeve dhe të gjitha. Përkundër krejt kësaj, shfrytëzoj rastin të falënderoj UEFA-n dhe FIFA-n të cilët na kanë ndihmuar, sidomos UEFA-n nga Hat-Trick i cili është komision që bën investime në projekte të cilat i kanë federatat, po ashtu edhe sponsorët tanë, kemi arritur që ta mbajmë gjallë futbollin ose ta mbajmë në nivelin e duhur duke pasur parasysh që barrën më të madhe e kanë pasur sponsorët e klubeve ose investitorët e klubeve. […] Ndoshta diku ka pasur disa çalime por gjithsesi e përgjithshmja është shumë e mirë për vet faktin se garat janë zhvilluar dhe po zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra mund të them që është një vit, përkundër pandemisë, një vit i suksesshëm i futbollit të Kosovës në të gjitha kategoritë ”, tha fillimisht Ademi.

Implementimi i teknologjisë VAR në Superligën e Kosovës ishte pa dyshim njëra nga arritjet më të mëdha të vitit 2021 dhe se për këtë projekt, i pari i FFK-së ndihet krenar.

Ai thotë se shumë shpejtë mund të shohim një ekip të VAR-it të Kosovës në gara ndërkombëtare.

“E kemi bërë më së shpejti dhe është si shembull në UEFA edhe në FIFA që për herë të parë është bërë një VAR kaq shpejtë dhe madje i suksesshëm dhe me shumë sukses, do të thotë që është bërë me të gjitha konditat dhe të gjitha normat që bëhet një VAR në botë. Jo vetëm që jemi të parët, por jemi prej pak shteteve që e kemi bërë për kaq kohë. Nuk është se krejt shtetet e botës ose krejt federatat e kanë VAR-in edhe pse kushtueshmëria e tij ka qenë jashtëzakonisht e madhe për federatën tonë, por gjithsesi i falënderoj shumë që rimbursimin dhe pagesa e të gjitha shpenzimeve që janë bërë dhe kushtueshmëria e këtij VAR-i e ka bërë FIFA me shumë e plotë që rrallëherë ia bën ndonjë federate. […] Edhe është treguar i rezultatshëm sigurisht dhe po tregohet i rezultatshëm dhe përveç që e kanë marrë me seriozitet, mund të them që shumica prej tyre e kanë perfeksionuar punën e tyre dhe shumë lehtë mund ta shohim në Kampionatin Botëror që tani në Katar një ekip i VAR-it të Kosovës që do të jetë në garat ndërkombëtare, siç vijnë ekipet tjera në Kosovë.”, bëri të ditur i pari i FFK-së.

Por, VAR-i nuk do të jetë lëvizja e fundit sa i përket digjitalizimit të futbollit kosovar. Ademi zbulon se do të vazhdohet edhe më tutje në këtë drejtim, aq sa edhe këpucët e lojtarëve dhe topat në stërvitje të digjitalizohen për të krijuar një databazë për efektivitetin e punës së lojtarëve.

“Ne i kemi bërë katapultat, i kemi dërguar nëpër klube, e kanë mundësinë ta shohin veten futbollistët se sa e kanë kapacitetin. Pas këtyre do të vijnë katapultat në këpucë të lojës me të cilat do ta shohim precizitetin ose prekshmërinë se sa herë e kontakton topin një futbollist. Pas kësaj, faza e fundit është edhe topat, sigurisht që do të jenë në stërvitje për të parë precizitetin dhe shpejtësinë e goditjes të secilit futbollist”, vijoi më tutje Ademi.

Në fund, Ademi bëri të ditur se Federata e Futbollit të Kosovës i ka përfunduar të gjitha projektet e planifikuara gjatë vitit 2021, derisa shtoi se në këtë rrugë do të vazhdohet edhe në vitin 2022 ku do të realizohen shumë investime në infrastrukture, duke përmendur edhe ndërtimin e një kampi tjetër stërvitor për të rinjtë si dhe një punë të madhe në rritjen e cilësisë së kampionatit vendor.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori