LAJMI I FUNDIT:

Afrona Dika nuk e konfirmon akoma se është beqare

Afrona Dika nuk e konfirmon akoma se është beqare
Foto: Norik Uka

Raporti i Afrona Dikës me Bleron ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtij viti.

Këngëtari i njohur në një mënyrë konfirmoi ndarjen nga blogerja shqiptare, përkundër se nuk ka dhënë një deklaratë të qartë.


Kjo është vënë re përmes rrjeteve sociale, duke qenë se kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta e nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Afrona, tashmë ka nisur një jetë të re në Zvicër, ndërkohë që së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Blero thumbon Afronën: Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes
Lexo po ashtu Blero thumbon Afronën: Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes

“A je beqare?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës, për të cilën nuk mori një përgjigje definitive.

Foto: Screenshot/Instagram

“Hmmmm”, tha ajo duke mos konfirmuar akoma një gjë të tillë.

Sidoqoftë, të njëjtit kanë qenë bashkë për disa vite me radhë, e të martuar që tri vite. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram