eksperti-banner

Afrika e Jugut hyri në historinë e Kupës së Botës, por në mënyrën më të padëshiruar të mundshme, duke u bërë kombëtarja e parë që merr dy kartonë të kuq në një ndeshje hapëse të turneut.

Mesfushori Sphephelo Sithole ishte lojtari i parë që u përjashtua, pasi gjyqtari i tregoi kartonin e kuq në minutën e 49-të të përballjes ndaj Meksikës.


Problemet disiplinore të skuadrës afrikane u thelluan edhe më shumë në pjesën e dytë, kur veterani Themba Zëane u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq në minutën e 84-të.

Me këto dy përjashtime, “Bafana Bafana” u bë kombëtarja e parë që merr dy kartonë të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës që nga turneu i vitit 2006.

Rasti i fundit i ngjashëm datonte 20 vjet më parë, kur Portugalia dhe Holanda mbyllën ndeshjen e tyre famëkeqe të fazës së 1/8 së finales me nga dy lojtarë të përjashtuar secila, në një nga sfidat më kaotike në historinë e Botërorëve.

Përndryshe, takimin e radhës Afrika e Jugut do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke./Telegrafi/

telegrafi sport app