LAJMI I FUNDIT:

Afërdita Fazlija pas humbjes nga Norvegjia: Nuk jam e kënaqur

Afërdita Fazlija pas humbjes nga Norvegjia: Nuk jam e kënaqur
(ffk-kosova.com)

Kosova në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror “Australi&Zelandë e Re 2013”.

Pas barazimit në Elbasan kundër Shqipërisë (1:1), Dardanet, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” janë mundur nga favoriti i Grupit F, Norvegjia, me rezultat 3:0. Disa ditë më herët norvegjezet shënuan fitore bindëse ndaj Armenisë, 10:0.


Ashtu siç pritej norvegjezët e dominuan lojën dhe si rrjedhojë ekipi i vashave tona që nga fillimi u përqendrua në mbrojtje të ngjeshur.

Megjithatë, në minutën e 12-të mysafiret kaluan në epërsi, kur pas presionit të madh në portën e Florentina Kolgecit, Viola Avduli shënoi autogol. Golin e dytë norvegjezët e shënuan në minutën e 36-të, pas një aksioni të shpejtë, të cilin e finalizoi Julie Blakstad.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi mbizotërimi i mysafireve, por arritën të shënojnë vetëm edhe një herë nëpërmjet Lisa-Marie Utland, në minutën e 56-të. Pas ndeshjes përzgjedhësja Afërdita Fazlija u shpreh e kënaqur me angazhimin e vashave, por jo edhe me rezultatin, megjithëse e pranoi se ky është kapaciteti i Kosovës përballë një skuadre si Norvegjia.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë. Definitivisht jemi kombëtare të pabarabarta. Norvegjia është pjesë e ekipeve më të forta evropiane dhe për këtë arsye ne edhe luajtëm me sistemin 5-4-1, me mbrojtje të ngjeshur dhe mendoj se atë që e kemi menduar edhe e kemi arritur, sepse qëllimi ka qenë t’i rezistojmë sa më shumë”.

“Ndoshta ka qenë hendikep i madh mungesat që i kemi pasur në mbrojtje dhe si rrjedhojë vija e fundit kishte probleme”.

“Por, këto janë kapacitetet e Kosovës në futbollin e femrave. Edhe më herët kam apeluar që për kombëtare të reja si ne do të duhej të aplikohej formati i Ligës së Kombeve, i cili do të ndihmonte kombëtaret e vogla që të rriteshin”.

“Gjithsesi, ndaj Norvegjisë vashat e dhanë maksimumin e tyre dhe paraqitja e tyre është një element i mirë edhe për ne, por edhe për klubet e futbollit në Kosovë që ndaj një kombëtareje të tillë patën mundësi t’i bëjmë pesë zëvendësime dhe të luajnë 8-9 lojtare nga kampionati vendor”.

“Me rezultat normalisht se nuk jam e kënaqur, pasi kjo është garë zyrtare dhe pikët janë ato që vlejnë, por humbja 0:3 ndaj një kundërshtari të tillë cilësor mendoj se nuk është rezultat i thellë, ngase kualiteti dallon shumë“, ka theksuar Fazlija.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori