LAJMI I FUNDIT:

Afër 6 mijë gjoba të shqiptuara gjatë dhjetorit në Ferizaj, policia tregon se për çka ndëshkoi më shpesh shoferët

Afër 6 mijë gjoba të shqiptuara gjatë dhjetorit në Ferizaj, policia tregon se për çka ndëshkoi më shpesh shoferët

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 906 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit të policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë:


– Tejkalim i shpejtësisë, 1653 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 592 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 405 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 332 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 244 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 204 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 41 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 21 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba

– Të tjera, 2395 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka apeluar te shoferët që të bëjnë kujdes.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori