Afati kalimtar është mbyllur, por janë shumë yje që nuk kane ekip dhe mund të nënshkruajnë deri me 31 mars


Edhe pse ka rënë "gongun" i fundit, ekziston edhe një afat kalimtar që ende vazhdon.
Afati kalimtar në top 5 kampionatet më të forta është mbyllur, me Serie A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 që të hënën e kishin ditën e fundit.
Është ai i lojtarëve pa kontrata, të cilët kanë akoma kohë deri më 31 mars 2020 për të gjetur një ekip të ri.
Në mesin e tyre ka edhe kampionë me përvojë të madhe, ose edhe prej atyre që kanë një dëshirë të madhe për të rigjetur veten.
Aty janë Claudio Marchisio, Fredy Guarin e Fabio Coentrao.
Në listë ka edhe emra të rinj që kanë ende vite para karrierë. /Telegrafi/Claudio Marchisio (33 vjeç: Zenit)

Nga
Telegrafi
03/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































































