LAJMI I FUNDIT:

Adriana Lima rikthehet pas shumë vitesh në ‘Victoria’s Secret’

Adriana Lima rikthehet pas shumë vitesh në ‘Victoria’s Secret’

Adriana Lima, modelja më jetëgjatë e ‘Victoria’s Secret’ – ajo ishte pjesë e saj nga viti 1999 deri në 2018 – e cila është rikthyer në markë si fytyra e “Heavenly Eau de Parfum”.

Modelja 41-vjeçare dhe ‘Victoria’s Secret’ njoftuan lajmin në Instagram duke shkruar, “Ribashkuar dhe ndjehemi shumë mirë”.


Në një deklaratë për shtyp, marka e të brendshmeve ngacmoi se do të ketë “më shumë për të ardhur gjatë gjithë vitit” nga partneriteti me modelen, shkruan PageSix.

Foto: Adriana Lima/Instagram

“Jam shumë e emocionuar që do të punoj përsëri me Victoria’s Secret, marka ka qenë gjithmonë si një familje për mua”, tha Lima në një deklaratë.

“Të jesh fytyra e kësaj fushate dhe aromash ikonike është kaq e veçantë sepse komplimenton bukur shkëlqimin e një gruaje, e cila është simbolike e misionit frymëzues të Victoria’s Secret për të festuar çdo grua. Ishte e mahnitshme të ishim sërish në xhirime me të gjithë, dhe ne patëm kohën më të mirë për ta sjellë këtë mesazh në jetë përmes kësaj aromë të përjetshme”, tha modelja.

Foto: Getty Images

Në mars, marka njoftoi se sfilata e “Victoria’s Secret” po rikthehet pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

Të gjitha lajmet nga Adriana Lima
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Lima

Spektakli i pistës, i njohur për të ftuarit e tij muzikorë të famshëm, u ndal në 2019 pasi u përball me vlerësime të dobëta dhe kundërshtime për mungesën e diversitetit racor dhe trupor.

Gjatë pushimit, Victoria’s Secret ka bërë përpjekje për të qenë më gjithëpërfshirëse.

Foto: Getty Images

Në shkurt 2022, ylli i TikTok Emira D’Spain u bë modelja e parë transgjinore me ngjyrë që punon me markën.

Dhe Remi Bader, e cila është e famshme për veshjet e saj “realiste” në aplikacion, u bashkua me Victoria’s Secret Pink si konsulentë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori