LAJMI I FUNDIT:

Adrian Gaxha dhe Enur Pakashtica do të vijnë me duet

Adrian Gaxha dhe Enur Pakashtica do të vijnë me duet
Enur Pakashtica Adrian Gaxha (Foto: Instagram/adriangaxha)

Adrian Gaxha është duke e realizuar një bashkëpunim me moderatorin Enur Pakashtica.

Dy protagonistët e kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, duke pozuar nga studioja.


“Mezi e kam pritur këtë moment! Bashkë me Adrian Gaxhën e kemi përgatit një dhuratë për krejt juve”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në profilin e Enurit.

Enuri i ka treguar aftësitë e tij për muzikë gjatë emisionit të tij dhe është pëlqyer nga fansat, prandaj një duet e tillë pritet ta afirmojë në muzikë.

Adriani, nga ana tjetër, një prej bashkëpunimeve më të fundit e ka realizuar me Vig Poppan, “Lady Malena”. /Telegrafi/