LAJMI I FUNDIT:

Adri dëfrehet me valltaren në BBVK, Iliriana e ngacmon: Rrotulloje pak se ke merak në gra të huaja ti

Adri dëfrehet me valltaren në BBVK, Iliriana e ngacmon: Rrotulloje pak se ke merak në gra të huaja ti
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e së mërkurës është organizuar “Belly Dance Night”.

Banorët kanë mirëpritur disa valltare në oborr, gjersa edhe vajzat e shtëpisë janë veshur me fustane enkas për të kërcyer në këtë zhanër.


Vëmendje të veçantë gjatë mbrëmjes kanë rrëmbyer çifti Adri dhe Iliriana, e posaçërisht kjo e fundit e cila është e njohur për situatat karizmatike që shkakton brenda shtëpisë.

"Mos e kanë dhënë Mitrovicën e Veriut", Lumbardhi dhe çifti të shqetësuar pasi nuk e kuptojnë çfarë nënkupton RMV në shishe
Lexo po ashtu "Mos e kanë dhënë Mitrovicën e Veriut", Lumbardhi dhe çifti të shqetësuar pasi nuk e kuptojnë çfarë nënkupton RMV në shishe

Në një moment teksa Adri po kërcente me një prej valltareve në oborr, Iliriana e ngacmonte duke i thënë: “O Kadri, kuku për ty çfarë të ka gjetur”.

E teksa partneri i saj po shijonte kërcimin, më tutje ajo i thoshte “rrotulloje pak, rrotulloje, se ke merak në gra të huaja ti”.

Njiheshin para se të hynin në BBVK - Gani Gërmia ka qenë pjesëmarrës në klipin e Adrit dhe Ilirianës
Lexo po ashtu Njiheshin para se të hynin në BBVK - Gani Gërmia ka qenë pjesëmarrës në klipin e Adrit dhe Ilirianës

Këto situata komike mes çfitit kanë bërë fansat që të komentojnë në rrjetet sociale dhe t’i pëlqejnë akoma më tepër për mirëkuptimin dhe harmoninë që kanë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/