LAJMI I FUNDIT:

Admir Mehmedi “i tronditur” me vendimin e Van Bommel pasi holandezi nuk e përfshiu në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve

Admir Mehmedi “i tronditur” me vendimin e Van Bommel pasi holandezi nuk e përfshiu në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve

Sulmuesi anësor Admir Mehmedi, nuk është futur në listën e skuadrës së Wolfsburg në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Wolfsburg, Mark van Bommel, ka publikuar listën prej 23 lojtarëve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku Admir Mehmedi, nuk është në listën e skuadrës.


“Isha pak i tronditur, i befasuar dhe natyrisht i zhgënjyer”, ka thënë ai për “Bild”.

Sipas tij kjo është situatë e komplikuar, sepse nuk kam pasur kurrë një situatë të tillë në karrierë.

Wolfsburg dhe Mehmedi  u bën temë në titujt e gazetave pas një ndeshje në Kupën DFB. Trajneri bëri gjashtë zëvendësime, duke bërë që Ujqërit të s’kualifikohen.

Edhe në kampionat, pas tij momenti ai ka luajtur vetëm një herë në katër ndeshje, në total prej 30 minutash.

Memedi tani mund ta lërë Wolfburgun, vetëm për të kaluar në Turqi apo Rusi.

“Rusi apo Turqi? Probabiliteti është shumë, shumë i vogël. Ky do të ishte një veprim i shpejtë. Dhe unë gjithmonë i marr vendimet e mia me kujdes”, deklaroi Mehmedi.

Sipas “Bild”, kontrata së tij, e cila do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Unë jam 30 vjeç tani, kam një familje dhe tre fëmijë. Duhet të marrësh parasysh shumë gjëra ”, deklaroi ai.

Mehmedi mendon të përfundoj karrierën në FC Winterthur ose FC Zürich. “Unë jam në kontakt me presidentin dhe Drejtorin Sportiv të Zurich. Familja ime gjithashtu dëshiron të kthehet në Zvicër”, deklaroi ai.

Mehmedi kishte veshur fanellën e FC Zurich nga viti 2008 deri në 2012, ku u bë kampion i Zvicrës në sezonin 2008/09. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori