LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Qeveria sot nuk do të vendosë për kërkesat e SASHK-ut

Ademi: Qeveria sot nuk do të vendosë për kërkesat e SASHK-ut

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi nuk pret që Qeveria sot në mbledhjen e rregullt të vendosë për kërkesat e SASHK-ut për pagat në arsim.

“Jemi në proces të negociatave mes MASH, Qeverisë dhe SASHK dhe jemi në drejtim të mirë. Sot kemi mbledhje të rregullt në Qeveri dhe nuk pritet që sot të vendosim për këtë çështje. Do të duhej ditëve të ardhshme. Mund të vërtetoj se jemi në drejtim të mirë për rritje historike të pagave në arsim”, tha Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ademi theksoi se deri tani nuk ka ndonjë paralajmërim për takim të ri me përfaqësuesit e SASHK.

“Jemi të përqendruar në përmirësimin e statusit social dhe material të të punësuarve në arsim. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe duhet që ky komunikim të vazhdojë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha Ademi.

Ndryshe, në takimin e fundit të premten, ministri Ademi dhe kreu i SASHK, Jakim Nelekov deklaruan se ka përafrime të qëndrimeve por jo edhe marrëveshje përfundimtare.

Qeveria ofron rritje 10% të pagave në muajin prill të vitit të ardhshëm por SASHK kërkon që kjo rritje të fillojë më 1 janar dhe përqindja të jetë më e madhe se 10%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori