LAJMI I FUNDIT:

Adelina Thaçi me dedikim special për Bardhin në ditëlindjen e tij: Të dua pafund

Adelina Thaçi me dedikim special për Bardhin në ditëlindjen e tij: Të dua pafund
Foto: Adelina Thaçi/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Thaçi, veçohet lartë për zërin dhe kualitetet e saj.

Ajo ka qenë mjaft aktive në programet festive për Vitin e Ri, teksa fansat presin së shpejti edhe një këngë të re nga ajo.


Përveç karrierës, Adelina është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e dy vajzave.

View this post on Instagram

Kujtime qe nuk harrohen 😚

A post shared by Adelina Thaqi Meta (@adelinathaci) on Dec 22, 2017 at 3:15am PST

Këngëtarja Thaçi është e martuar prej vitesh me Bardhyl Metën, teksa është treguar një përkrahëse e madhe e bashkëshortit në sfidat e tij të jetës.

Ky i fundit sot (e enjte) feston ditëlindjen, teksa bashkëshortja e tij ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’i bërë një dedikim të veçantë personit më të dashur të saj.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, Zoti të dhashtë shëndet e jetë të gjatë bashkë me familjen tonë, të dua pafund. Gëzuar ky vit, qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm për ne”, janë fjalët e Adelina Thaçit për bashkëshortin e saj.

Të shumta kanë qenë edhe urimet për ditëlindjen e bashkëshortit që këngëtarja ka pranuar nga fansat në hapësirën për komente. /Telegrafi/