LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili publikon imazhin e përmendores nudo të Mbretëreshës Teutë: Në religjion femrat janë të mbuluar, si ma komentoni këtë

Adelina Ismaili publikon imazhin e përmendores nudo të Mbretëreshës Teutë: Në religjion femrat janë të mbuluar, si ma komentoni këtë
Foto: Adelina Ismaili/Facebook

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë së fundmi një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Ajo publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra nudo. Ky postim ka shkaktuar një debat të madh lidhur me interpretimin dhe respektin ndaj trashëgimisë ilire.


Në postimin e saj në Facebook, Adelina ka shprehur një pyetje të hapur ndaj ndjekësve të saj duke shkruar: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.

Foto: Adelian Ismaili/Facebook

Reagimi i Adelinës, e cila aktualisht është drejtuese e emisionit të saj “Show i Së Premtes” në RTK, vjen pas një serie polemikash të shumta në media, duke përfshirë një debat virtual me hoxhë Shefqet Krasniqin.

Polemika filloi kur hoxha Krasniqi kritikoi këngëtaren Shkurte Fejza për mos-predikimin e fesë islame, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Adelina Ismaili, e cila mbrojti lirinë e çdo individi për të zgjedhur besimin e tyre.

Adelina Ismaili me një tjetër postim i dërgon mesazh indirekt Shefqet Krasniqit: Këtu jemi Gjergj Kastrioti, feja jonë është Shqiptaria
Lexo po ashtu Adelina Ismaili me një tjetër postim i dërgon mesazh indirekt Shefqet Krasniqit: Këtu jemi Gjergj Kastrioti, feja jonë është Shqiptaria

Fotografia e skulpturës së Mbretëreshës Teutë ka nxitur diskutim në hapësirën për komente, teksa disa persona kanë shprehur vlerësim për lirinë artistike të Adelinës për të shprehur veten përmes artit, duke e përdorur figurën e një heroine të lashtë për të adresuar çështje aktuale.

Ndërkaq, ka edhe atyre që kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me respektin ndaj vlerave tradicionale dhe fetare. Për momentin, Adelina Ismaili nuk ka bërë komente të tjera në lidhje me postimin e saj, por ka lënë hapur një fushë për diskutime të mëtejshme. /Telegrafi/

Foto: Adelian Ismaili/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori