LAJMI I FUNDIT:

Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja: E padrejtë!

Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja: E padrejtë!
Foto: Adelina Berisha/Instagram

Një lajm i papritur vjen për këngëtaren e njohur shqiptare Adelina Berisha, e cila është gjobitur me një shumë prej 72 mijë eurosh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja e konfirmoi për Telegrafin.

Këngëtarja, e cila është njohur për hite të tilla si: “Party People”, “S’ta fal”, “A dalim”, ndihet e çuditur dhe e befasuar nga ky veprim i instancës tatimore. “Po është e vërtetë që jam gjobitur me 72 mijë euro. Sinqerisht nuk e kam kuptuar dhe as nuk mund të kuptoj se ku u bazua ATK që të më shqiptonte një gjobë të tillë”, tha Berisha për Telegrafin.


Adelina Berisha është një nga zërat më të dashur të muzikës pop në skenën shqiptare dhe lajmi i gjobës ka ngjallur interesim të madh në opinion. Këngëtarja ka shprehur vendosmërinë e saj për të mësuar arsyet e saktë të këtij vendimi dhe ka theksuar se është e gatshme të zbatojë pagesën, me kusht që të jetë e bindur për korrektësinë e gjobës.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Artistja do të ndjekë hapat e duhur për të analizuar dhe vlerësuar vendimin e ATK-së dhe për të marrë veprimet e mëtejshme në bazë të kësaj analize. “Më kanë dënuar pa treguar shpenzimet se ku janë bazuar. Domethënë kanë shqiptuar dënim pa i ditur shpenzimet e mia. Dhe dy herë më kanë futur në TVSh dënim. Krejt më duket pa kuptim”, deklaroi ajo.

Ky rast shihet si një shembull i vëmendjes së shtuar që organet tatimore po i kushtojnë sektorit të artit dhe të kulturës, veçanërisht në raport me detyrimet tatimore dhe financiare të artistëve.

ATK (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe kolegu i saj, reperi nga Ferizaj, Mozzik, është gjobitur me gjysmë milioni euro po nga Administrata Tatimore e Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori