LAJMI I FUNDIT:

Adele së shpejti edhe një aktore filmi

Adele së shpejti edhe një aktore filmi

Adele është një emër i njohur kur bëhet fjalë për muzikën. Këngëtarja e hitit “Hello” dhe e një numri të madhe të hiteve, së shpejti edhe një aktore filmi.

Këngëtarja e muzikës pop, sipas revistës Metro, do të luajë përkrah aktores Natalie Portman, e cila është edhe fituese e çmimit Oscar.


Sidoqoftë ende nuk dihen detaje rreth filmit dhe se cilit zhanër do t’i takojë, por fansat kanë arritur të kuptojnë se regjisori Xavier Dolan e ka angazhuar atë në një rol.

Për Adele do të ishte një mundësi e mirë të fitojë edhe një Oscar tjetër por, kësaj here si aktore sepse siç dihet këngëtarja në vitin 2013 ka fituar çmimin Oscar për këngën më të mirë në filmin “Skyfall”, njofton Telegrafi.

“Adele nuk dëshiron të jetë e angazhuar shumë në aktrim, mirëpo asaj i pëlqen të punojë me Dolan dhe beson se do të sjellë diçka të mirë në skenë”, ka thënë një burim i afërt i saj.

Aktualisht, këngëtarja britanike është e angazhuar me koncerte nëpër botë, mirëpo së shpejti do të pauzojë për t’u bërë bashkë më pjesën tjetër të stafit për të biseduar rreth detajeve.

Fansat e këngëtares (pasi të përfundojë takimi) do të kenë mundësi të dinë për detajet e filmit. Përveç angazhimit në muzikë dhe tani në film, Adele së shpejti do të botojë edhe librin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Magazina
Kalo në kategori