Adele performon për herë të parë “Hello” – zëri i saj të rrënqeth (Video)


Ka gati tre vite që Adele ishte ‘fshehur’ nga skena e muzikës. Por si duket kjo ishte vetëm një ‘mbushje’ e baterive për britanezen.
Me lansimin e këngës ‘Hello’, ajo ka thyer shumë rekorde, ani pse vetë Adele në fillim kishte shprehur dyshime se kënga nuk do pëlqehej fare, transmeton ORAinfo.
Prej kur doli në treg, ‘Hello’ është klikuar e është shpërndarë në mënyrë marramendëse. Adele dje kishte performuar për herë të parë këtë këngë në një edicion special nga BBC.
Dyshimet e Adeles rreth suksesit të kësaj kënge duhet të jenë zhdukur pasi që ajo e këndoi këngën me shumë lehtësi ku edhe vërehet rehatia e saj me këngën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































