eksperti-banner

Ndoshta kur këndon në skenë kemi pasur mundësinë ta shohim me pak pluhur dhe buzëkuq, por Adele në jetën e përditshme është fare pa komplekse, ajo del hapur edhe pa makijazh gjatë ditëve të saj të zakonshme.

Së fundmi, këngëtarja ndodhej në Toronto bashkë me djalin e saj të vogël, gjersa është fotografuar nga paparacët në një nga shëtitjet e saj në kopshtin zologjik.


Adele ishte shfaqur e tëra pa makijazh, teksa edhe veshja e saj ishte shumë sportive. Ajo ka shijuar një paradite të këndshme nën shoqërinë e djalit të saj duk parë nga afër kafshët e kopshtit zologjik.

Kujtojmë që këngëtarja gjithmonë ka deklaruar se natyraliteti është arma e saj më e fortë, vite më parë në intervista ajo është pyetur për mbipeshën, se pse nuk ka ndërmarrë diçka për të larguar kilogramët e tepërt, ajo u përgjigj: "Unë dua që njerëzit të dëgjojnë zërin tim, jo të më shikojnë mua". /Telegrafi/

adele1

adele2

adele3

adele4