LAJMI I FUNDIT:

Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar

Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar

Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar.

Këngëtarja, 34 vjeçe dhe partneri i saj, agjenti sportiv 41 vjeç, thuhet se po planifikojnë një dasmë në verë.


Lajmi i lumtur u zbulua nga faqja e thashethemeve në rrjete sociale ‘Deux Moi’, e cila tha se pretendimet kishin ardhur nga një ‘burim shumë i besueshëm’.

Adele është fejuar me Rich Paul

Duke nxitur raportimet e reja, Adele mund të shihej duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të martesës në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas.

Të gjitha lajmet nga Adele
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

Ndërsa thuhet se çifti kanë të paktën një vit që janë fejuar, ata kurrë nuk kanë folur publikisht për dasmën e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse tenton ta mbajë jetën private larg vëmendjes, Adele ka qenë shumë hapur në lidhje me dashurinë dhe përkushtimin ndaj partnerit të saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në dhjetor, ajo nderoi të fejuarin e saj të përfolur duke i kushtuar një këngë gjatë një prej shfaqjeve në Vegas.

Foto: Screenshot/Backgrid

Superylli dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.

Muzikantja ishte e martuar më parë me sipërmarrësin Simon Konecki, me të cilin ka dhe një djalë.

Adele dhe Rich Paul (Foto: Getty Images)

Ish-çifti kujtojmë se u ndanë në vitin 2019. /Telegrafi/

Adele dhe Rich Paul (Foto: Wire Image)