LAJMI I FUNDIT:

Abrashi tregon si u zbulua skandali i “dy milionëve” nga zyrtarët e MI-së

Abrashi tregon si u zbulua skandali i “dy milionëve” nga zyrtarët e MI-së

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka treguar se si është kuptuar në ministrinë e drejtuar nga ai se po mungojnë fonde nga projekte të ndryshme.

Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se punëtorët e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë vërejtur se ka ndodhur një transaksion i dyshimtë dhe mjetet që është dashur të shkojnë në disa projekte të Ministrisë së Infrastrukturës kanë munguar.


“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abrashi thotë se megjithatë për transferimin e këtyre mjeteve janë përdorur së paku edhe katër aksese tjera.

“Deri më tani është parë që ka ndodhur një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në Thesarin e vendit. Pra një zyrtarë i Thesarit ka keqpërdoruar qasjen e tij dhe ka krijuar edhe qasje tjera pasi duhen së paku edhe katër apo pesë qasje për t’u kryer transferi”, deklaroi Abrashi.

Ministri i Infrastrukturës thotë se zyrtarët qeveritar nuk mund të ndërhyjnë në punët e personave që punojnë në Thesarin e Shtetit.

“Ata janë persona që trajnohen dhe janë staf civil”.

Abrashi thotë se megjithatë nga Ministria e Infrastrukturës ka transfere të tilla për projekte madhore dhe sipas tij personat që kanë bërë këtë keqpërdorim kanë menduar se nuk do të vërehen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori