LAJMI I FUNDIT:

Abrashi, Cana dhe Grezda – tifozët specialë të Vëllaznimit

Abrashi, Cana dhe Grezda – tifozët specialë të Vëllaznimit

Vëllaznimi i Gjakovës është duke zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të stinorit përballë Gjilanit.

Gjakovarët po kërkojnë fitoren pasi vetëm tri pikët do t’i ndihmonin për ta siguruar edhe për një vit qëndrimin në elitë.


Ndërkohë, Gjilanit i mjafton një barazim për ta siguruar qëndrimin në elitë dhe për t’i lënë gjakovarët në barazh.

Në këtë takim në mbështetje të Vëllaznimit thuajse janë gjithë qytetarët e Gjakovës.

Tribunat në stadium janë të tej mbushura por aty janë edhe Skifterat e Gjilanit.

Vëllaznimin për këtë sfidë të rëndësishme janë duke e përkrahur edhe ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana me dy yjet Amir Abrashi dhe Eros Grezda.

Ka qenë mesfushori shqiptar i Freiburgut, Amir Abrashi që ka publikuar një foto në Instagram.

“Në mbështetje të Vëllaznimit”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

Ne mbeshtetje te Vllaznimit @lorikcana @erosgrezda

A post shared by Amir Abrashi (@amirabrashi) on May 19, 2018 at 6:55am PDT