LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 në rajon

Abdixhiku: Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 në rajon

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka folur për gjendjen aktuale për shkak të Coronavirusit në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka publikuar një grafikon duke paraqitur numrin më të ulët të rasteve Covid-19.


“Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm është se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se ky rezultat ka ardhur si shkak i masave të marrura me kohë.

“Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falënderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë”, është shprehur ministri në detyrë.

Abdixhiku ka kërkuar nga qytetarët që t’i dëgjojnë ekspertët e fushës dhe të kujdesen duke i ndjekur rekomandimet e nevojshme mbrojtëse.

“Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi”, ka shkruar ai në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori