LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Dyert e BE-së janë të hapura për Malin e Zi

Abazoviq takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Dyert e BE-së janë të hapura për Malin e Zi

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Malin e Zi dhe vendi ynë nuk duhet ta humbasë këtë mundësi, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai u takua sot në Bruksel me Charles Michelin, President i Këshillit Evropian.

Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se takimi në Bruksel ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam shumë i kënaqur. Mendoj se të gjithë në Mal të Zi duhet të jenë shumë optimistë, pavarësisht momenteve të vështira në Evropën Lindore, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mendoj se Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Jam shumë optimist, janë jashtëzakonisht të kënaqur që drejtësia ka filluar të funksionojë në Mal të Zi”, tha ai.

I pari i qeverisë malazeze thotë se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa në Bruksel është folur për infrastrukturën dhe ekonominë.

“Mendoj se ky takim i parë tregoi vetëm atë që kemi ndjerë, pas krijimit të qeverisë së re, se kjo është një mundësi që rrallëherë na vjen dhe se në këtë situatë gjeopolitike në botë mund të shfrytëzojmë mundësinë që Mali i Zi të jetë shumë pozitiv”, tha Abazoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori