LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Qeveria po i përdor minatorët për ta zhvendosur fokusin nga Asociacioni

Abazi: Qeveria po i përdor minatorët për ta zhvendosur fokusin nga Asociacioni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, gjersa ka folur lidhur me grevën e minatorëve të Trepçës, ka theksuar se në periudhën kur ka qenë zëvendësministër, ka pasur po të njëjtin rast.

Ai në Debat Plus ka shtuar se edhe pse minatorët kanë pasur vlerësime se janë shtyrë nga partitë politike, ai kishte vendosur të qëndrojë me ta në horizontet brenda Trepçës deri në zgjidhjen e problemeve.


Abazi ka thënë se në rast se dikush është duke i shtyrë minatorët tani të hyjnë në greva, me vullnetin dhe sinqeritetin e angazhimit, një person mund të gjejë një zgjidhje, pasi “minatorët në fund të fundit janë njerëz racionalë dhe kanë një arsye për të qëndruar atje”.

Në lidhje me reagimin e Qeverisë ndaj këtyre situatave, deputeti Abazi ka thënë se është e turpshme që Qeveria të formulojë faktin se këtu ka Këshill Grevistë dhe se ligji për greva nuk lejon këtë organizim të tyre.

“Kur kam qenë zëvendësministër një numër diku rreth 10 minatorë janë ngujuar në horizonte atje, në momentin kur janë ngujuar edhe pse kanë pasur vlerësim që janë bërë prej partive tjera për me kriju situatë kam shkruar kam qëndruar me ta deri e kemi zgjidhur problemin”.

“Edhe nëse dikush është duke i shtyrë të hynë atje nëse ka vullnet e sinqeritet të angazhimit njeri e nxjerr situatën, sepse ata në fund të fundit janë njerëz racional, të cilët kanë një arsye pse iu kanë bindu çfarëdo marrëveshje për të qëndruar atje. Është e turpshëm nga ana e Qeverise për me than që qëndrimi se këtu nuk ka këshill grevistë edhe ligji për greva nuk i lejon ata me organizu”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar, megjithëse dikur ishte anëtar i Vetëvendosjes, sipas tij, kjo parti më nuk është e njëjta sikur ishte në opozitë.

“Nuk është kjo Vetëvendosja në të cilën unë jam anëtarësuar, tani rrjedhimisht unë mendoj që minatorët janë duke u përdorur me u zhvendos fokusi prej dështimit të madh të Asociacionit. E rrjedhimisht i bie që unë kur e kam përkrahur Vetëvendosjen kur ka gjuajtur gazë lotsjellës  edhe ka qenë me kauzë kundër Asociacionit si pushtet i tretë, kundër Demarkacionit si humbje e tokës, unë edhe sot jam mbrapa këtyre kauzave”, ka deklaruar Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori