LAJMI I FUNDIT:

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e programit për pagesa direkte / subvencione 2025.

Peci ka thënë se kjo është një iniciativë e rëndësishme që synon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ky program do të mundësojë mbështetje për mbi 30,000 fermerë, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të punës për ata që operojnë në bujqësi.


“Sot nënshkrova Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve”, ka shkruar Peci.

Pas nënshkrimit të udhëzimit, do të fillojë periudha 7-ditore për publikimin e tij në Gazetën Zyrtare, pas së cilës do të jepen detaje të tjera për hapjen e programit dhe mundësitë e aplikimit.

“U priftë e mbara!”, u shpreh ministri pas nënshkrimit të udhëzimit. /Telegrafi/