LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën e Kosovës atje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet synojnë të vlerësojnë nëse ka elemente të ndonjë vepre penale të ndërlidhur me procesin zgjedhor, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e procesit zgjedhor.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili ka bërë të ditur se do të vlerësojë nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare është bërë në përputhje me aktet nënligjore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se pas shqyrtimit të situatës, KQZ do të marrë një vendim të merituar.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb, sqarojmë se do të vlerësohet nëse kjo është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor,” ka thënë Elezi.

Hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent zgjedhor.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori