Burim Islami nga “Kodra Free Riders”: Duam që Kodrën e Diellit ta promovojmë edhe në botë, jo vetëm në rajon
Burim Islami nga iniciativa “Kodra Free Riders” është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për planet e tyre të ardhshme, Kodrën e Diellit, sportet dimërore, si dhe bashkëpunimin e tyre me pushtetin lokal dhe qendror.
Burimi tregoi se “Kodra Free Riders” ka nisur në vitin 2013 edhe atë në mënyrë interesante dhe të rastësishme, ndërsa tani janë një grup i madh i djemve dhe vajzave nga Tetova dhe qytetet tjera.
“Jemi djem dhe vajza të reja nga Tetova dhe nga qytetet tjera. Kemi nis në vitin 2013, kur rastësisht u takuam me pjesëtarët e ekipit në Kodrën e Diellit, pasi u rrëzova duke skijuar dhe humba celularin. Këtu është fillimi i gjithçkaje. Jemi takuar rastësisht në fillim dhe tani jemi një ekip i madh”.
“Qëllimet e Kodra Free Riders nuk ka fund. Për momentin qëllimi jonë është që Kodra e Diellit të ketë atë që e meriton. Duhet të bëhet teleferiku, pista të reja, ski-lifte tjerë. Pas realizimit të këtyre, nuk do të ndalemi së promovuari ski-qendrën. Do të mundohemi ta promovojmë botërisht, jo vetëm në regjion. Qëllime tjera kemi që ta promovojmë sportin në qytetin tonë, jo vetëm atë dimëror. Kemi plan që Kodra Free Riders të mos jetë i lokalizuar, por të zgjerohet edhe në shtete tjera”, tha Burimi duke përmendur planet për të ardhmen.
ndërsa i pyetur për bashkëpunimin e tyre me autoritetet e vendit, Burimi tha se më shumë janë përkrahur nga pushteti qendror se ai lokal.
“Mbështetja nga autoritetet është temë e ndjeshme pasi paragjykohemi. Deri tani më shumë kemi pasur mbështetjen e pushtetarëve qendror, se sa të atyre lokal. Kemi pasur dëshirë të takohemi me kryetarin e komunës Bilall Kasami, presim që shpejtë të realizohet. Ne nuk jemi organizatë partiake, nuk na intereson kush është në pushtet. Përpos pushtetit qendror, na ka ndihmuar Drejtoria e ski-qendrës”, tha Burimi.
Ai tha se kanë qenë në takim me zv.kryeministrin Izet Mexhiti, të cilit ia kanë prezantuar planet e tyre për të ardhmen. Burimi tha se kanë aplikuar me dy projekte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shpreson se do të pranohen, ndërsa për njërin tha se është promovimi i liqeneve që ndodhen në Malin Sharr./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?