LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje, me mospunën e vet dhe izolimin ndërkombëtar që ia ka shkaktuar Kosovës, po përpiqet ta mbulojë duke e atakuar PDK-në se ka lobuar kundër largimit të sanksioneve të BE-së.

Çitaku, në një konferencë për media, njoftoi se lidhur me këto akuza, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

“Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por Partinë Demokratike. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo.


LVV akuzon Berndard Nikajn dhe Petrit Selimin e PDK-së se kërkuan të mos hiqen masat e BE-së
Lexo po ashtu LVV akuzon Berndard Nikajn dhe Petrit Selimin e PDK-së se kërkuan të mos hiqen masat e BE-së

Çitaku theksoi se masat ndëshkuese Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti me kryeneçësinë e tij, dhe Qeveria e paaftë e me mentalitet shkatërrues e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tani, në gërhamat e fundit të humbjes së tyre, eksponentë të pushtetit, të cilët nuk e kanë bërë asnjë hap për t’i larguar këto masa, duke u përpjekur t’i ikin përgjegjësisë për izolimin ndërkombëtar që ia kanë shkaktuar Kosovës, po e atakojnë PDK-në. Përkundrazi, PDK vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, në çdo takim që zyrtarët tanë kanë pasur me përfaqësues të BE-së.  Këtë apel e ka bërë edhe kryetari Memli Krasniqi në takimet e njëpasnjëshme në Bruksel, dhe në takimin me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhey”, tha ajo.

“Kosovës nuk i duhet një Qeveri që përpiqet të mbajë pushtetin përmes dezinformatave, shpifjeve dhe akuzave të pabazuara. Kosova meriton një Qeveri që punon me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e saj. Kosova meriton një Qeveri që e kthen atë në kursin e zhvillimit dhe të integrimit”, theksoi Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori