LAJMI I FUNDIT:

Riktheni butësinë tek peshqirët me këtë produkt shtëpiak

Riktheni butësinë tek peshqirët me këtë produkt shtëpiak

Nëse peshqirët nuk lahen siç duhet, do të humbasin butësinë e tyre, por një truk i shpejtë dhe i thjeshtë mund të ndihmojë që t’i largohet ashpërsia.

Janelle, një eksperte nga Maison Blonde, ka thënë se përdorimi i tepërt i detergjentit të rrobave dhe zbutësit të rrobave është një nga arsyet më të zakonshme që peshqirët nuk janë të butë.

“E di që kjo tingëllon e çuditshme, duke marrë parasysh rolin e zbutësve të peshqirëve, por ju premtoj se nuk ia vlen”, thotë ekspertja.


Cili produkt natyral mund të rikthejë peshqirët në gjendje fillestare?

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të rifreskuar peshqirët tuaj në mënyrë që të ndihen të butë dhe të rinj. Gjithçka që ju nevojitet janë disa përbërës të thjeshtë në dollapin tuaj të kuzhinës.

“Në vend të zbutësve të rrobave, përdorni uthull për të zbutur peshqirët tuaj duke i mbajtur ata të këndshëm dhe absorbues. Çdo gjashtë javë, lani peshqirët një herë normalisht dhe më pas herën e dytë pa detergjent, por me një filxhan uthull”, thotë ajo.

“Uthulla do të heqë qafe çdo grumbullim në peshqirët tuaj duke i bërë ata të ndihen sërish të butë. Për më tepër, uthulla do të freskojë aromën dhe do të largojë çdo erë të mykut. Pra, pa kimikate dhe peshqirë të butë, absorbues!”.

Përdorimi i sodës së bukës po ashtu është një metodë efektive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori