LAJMI I FUNDIT:

Pas tri vitesh, Ngannou rikthehet këtë të shtunë në kafaz – zbulohet kundërshtari dhe ora e duelit

Pas tri vitesh, Ngannou rikthehet këtë të shtunë në kafaz – zbulohet kundërshtari dhe ora e duelit

Ish-kampioni i peshave të rënda në MMA, Francis Ngannou (17-3) rikthehet në kafaz pas tri vitesh dhe të shtunën do të luftojë për brezin e kampionit në PFL kundër Renan Ferreira (13-3).

Kamerunasi u largua nga UFC tri vjet më parë si kampion dhe nënshkroi për PFL dhe të shtunën do të zhvillojë luftën e tij të parë në kafaz.

Ngannou bëri dy meç boksi në tetor 2023 kundër Tyson Fury dhe në mars të këtij viti kundër Anthony Joshua dhe u mund në të dyja, por arkëtoi 30 milionë euro.


Tani në moshën 39-vjeçare, Ngannou do të vazhdojë karrierën e tij MMA dhe kundërshtari i tij do të jetë një brazilian 34-vjeçar.

Ngannou e pati luftën e fundit në MMA në janar 2022, kur mbrojti rripin e UFC-së duke mundur Cyril Gane dhe të shtunën në Riad të Arabisë Saudite do të luftojë për brezin e kampionit të peshave të rënda të PFL.

“Thonë se jam favorit, por nuk luftojnë emrat. Emri në kafaz nuk do të thotë asgjë. Ferreira ka shumë talent dhe nga të gjithë kundërshtarët e mi, besoj se do të më bëjë luftën më të vështirë. Unë hyj në këtë ndeshje si humbës”, deklaroi Ngannou para ndeshjes.

Dueli pritet të nis të shtunën (19 tetor) në ora 23:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Mourinho më quajti tradhtar rreth tetë herë në dhomat e zhveshjes dhe kurrë nuk kërkoi falje

“Mourinho më quajti tradhtar rreth tetë herë në dhomat e zhveshjes dhe kurrë nuk kërkoi falje", ish-lojtari i Romës zbulon se si mbeti i tronditur

Serie A
Real Madridi apo Barcelona? Kush ka shanset më të mëdha për transferimin e Haalandit

Real Madridi apo Barcelona? Kush ka shanset më të mëdha për transferimin e Haalandit

La Liga
Vinicius përmend mbrojtësin më të vështirë që është përballuar deri më tani në karrierë

Vinicius përmend mbrojtësin më të vështirë që është përballuar deri më tani në karrierë

La Liga
Trajneri i famshëm amerikan është kritikuar për videon çnjerëzore të një fëmije në stërvitje

Trajneri i famshëm amerikan është kritikuar për videon çnjerëzore të një fëmije në stërvitje

Sportet Luftarake
Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti evropian

Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti evropian

La Liga
Beckham vendosi një rregull të rreptë te Inter Miami që 'godet' edhe Messin

Beckham vendosi një rregull të rreptë te Inter Miami që 'godet' edhe Messin

Ligat tjera
Kalo në kategori