LAJMI I FUNDIT:

Vajza nga Brazili humbi jetën pasi i ‘mori erë’ specit të djegës

Vajza nga Brazili humbi jetën pasi i ‘mori erë’ specit të djegës

Braziliania Thais Medeiros ka vdekur në spital, ku gjashtë muaj luftoi për jetë, pasi i kishte marrë erë një speci të djegës.

Incidenti ndodhi në shkurt, derisa 25-vjeçarja po gatuante me të dashurin e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo pa dashje i mori erë një speci shumë të djegës, që rezultoi me kruajtje fyti e më pas më një vizitë në spital në Anapolis.


Ekspertët mjekësorë shpejtë identifikuan prezencën e edemës cerebrale, e cila shkakton fryrjen e trurit.

Shkaku siç shpjeguan ekspertët, është një reaksion alergjik ndaj specit të djegës.

Në rastin e brazilianes reaksioni ka qenë aq i fortë pasi nuhati specin, sa që ka rënë në koma për disa ditë dhe nuk i është rikthyer vetëdija.

E ëma e saj Adriana Medeiros i ka thënë mediave braziliane, se Thais më parë kishte pasur probleme me bronkitit dhe astmën.

Por edhe pse gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar përkohësisht, dhe kështu u lirua nga spitali, ajo u detyrua të rikthehet katër ditë më vonë, kur iu shfaqen simptomat e temperaturës së lartë dhe gjakut në urinë.

Pas disa tentimeve, ajo humbi betejën dhe në fund mjekët konstatuan vdekjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Kalo në kategori