LAJMI I FUNDIT:

“Trashaluqi” Casemiro befason të gjithë me pamjen e tij në stërvitjen e Man Utd

“Trashaluqi” Casemiro befason të gjithë me pamjen e tij në stërvitjen e Man Utd

Lojtarët e Manchester Unitedit janë përfshirë shumë në procesin stërvitor si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm dhe Casemiro i është bashkuar më në fund skuadrës, pasi ka marrë pushime të zgjatura.

Brazilianit iu dhanë ditë shtesë pushimi nga trajneri Erik ten Hag për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren e Brazilit muajin e kaluar.


Më pas ai shkoi në SHBA ku i kaloi pushimet në shoqërinë e familjes dhe miqve, por duke u nisur nga pamja fizike, ai pushim e ndryshoi për keq.

Casemiro u shfaq në stërvitjen e Djajve të Kuq me një rritje të dukshme në peshë, gjë që e bëri atë objekt talljeje nga tifozët në rrjetet sociale.

Mesfushori me tipare mbrojtëse mbërriti në Old Trafford në verën e vitit të kaluar dhe mund të thuhet me siguri se ai është një nga blerjet më të mira të Unitedit në vitet e fundit.

Casemiro ka bërë tashmë 51 paraqitje për Manchester United dhe ishte një lidhje e domosdoshme në ekipin e Ten Hag sezonin e kaluar.

Ai shënoi shtatë gola dhe asistoi gjashtë sosh, që janë shifra mjaft të mira për një lojtar që mbulon pozicionin e mesfushorit të fundit.

Në të kaluarën ai ka luajtur për Real Madridin, me të cilin fitoi gjithçka që kishte për të fituar, ndërsa para Los Blancos ai luajti për Porton, i cili e solli nga Sao Paulo i Brazilit. /Telegrafi/