LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit me thikë ndaj fëmijëve, deklarohet kryeministrja franceze: Nuk ka prova për terrorizëm

Pas sulmit me thikë ndaj fëmijëve, deklarohet kryeministrja franceze: Nuk ka prova për terrorizëm

Autoritetet franceze të udhëhequra nga kryeministrja Elisabeth Borne, po mbajnë një konferencë shtypi në Annecy.

Borne tha se i gjithë komuniteti i Annecy u trondit nga sulmi, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se e gjithë Franca qëndron fort me viktimat e sulmit, dhe më pas ia dorëzoi fjalën prokurorit që drejton hetimet.


Ish-futbollisti francez: Sulmuesi më doli përballë, i thashë policisë - vriteni
Lexo po ashtu Ish-futbollisti francez: Sulmuesi më doli përballë, i thashë policisë - vriteni

Prokurori tha se sulmuesi është arrestuar dhe se “nuk ka motive terroriste për sulmin”. Ajo shtoi se ka nisur një hetim penal.

Ajo tha se janë lënduar tre fëmijë dhe dy të rritur, dhe se disa nga të lënduarit janë në terapi intensive.

Kur policia arriti në vendin e sulmit, i dyshuari kishte me vete një thikë.

Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat
Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat

Kontrolli i brendshëm do të përcaktojë nëse oficerët e policisë kanë përdorur armë zjarri në mënyrë të arsyeshme, tha prokurori.

Fjalën e mori sërish kryeministrja Elisabeth Borne, e cila prezantoi më shumë detaje rreth sulmuesit. Ajo konfirmoi se ai është një shtetas sirian që ka statusin e refugjatit në Suedi.

Ai gjithashtu aplikoi për azil në Francë, por u refuzua për shkak të një kërkese të mëparshme suedeze që ishte 10 vjeç.

Pas sulmit me thikë në një park lodrash në Francë, deklarohet presidenti Emmanuel Macron
Lexo po ashtu Pas sulmit me thikë në një park lodrash në Francë, deklarohet presidenti Emmanuel Macron

Borne shtoi se sulmuesi nuk ka precedentë penalë dhe nuk është trajtuar për probleme mendore.

Kryeministrja pohoi se sulmuesi është baba i një fëmije, i cili është “aq sa fëmijët që sulmoi”. /Telegrafi/