LAJMI I FUNDIT:

Vajza nga Teksasi ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare

Vajza nga Teksasi ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare

Një adoleshente nga Teksasi, e cila hyri në shkollën e mesme në moshën 10-vjeçare, tani posedon diplomën e këtij niveli në moshën 14-vjeçare dhe do të shkojë në Universitetin e Teksasit në Arlington.

Oforitsenere Bodunrin, 14 vjeçe, u diplomua në shkollën e mesme “James Martin” në Arlington, ku shërbeu si redaktore e gazetës së shkollës, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja planifikon të studiojë shkenca kompjuterike dhe aviacion këtë vjeshtë në Universitetin e Teksasit në Arlington.


“Ndjehem mirë që diplomova me gjeneratën e vitit 2023”, tha ajo në një njoftim për shtyp nga Distrikti i Shkollës së Pavarur Arlington.

“Është interesante të jesh në këtë pozicion, sepse ndonjëherë e krahasoj veten me moshatarët e mi që janë më të vjetër, por më pas mendoj për këtë dhe kuptoj që diplomimi në moshën 14-vjeçare është një arritje e madhe”.

Adoleshentja po ndjek hapat e motrës së saj, e cila gjithashtu ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare. /Telegrafi/