LAJMI I FUNDIT:

Publikohen deklaratat e gruas që Dani Alves dyshohet se e sulmoi seksualisht

Publikohen deklaratat e gruas që Dani Alves dyshohet se e sulmoi seksualisht

Pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual në mes të janarit, Dani Alves kishte kaluar tashmë mbi 100 ditë i burgosur në Barcelonë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas i është mohuar dy herë lirimi me kusht nga kryetari i trupit gjykues në rastin e tij, megjithëse ai ende shpreson që të lirohet përkohësisht nga burgu brenda disa ditësh.

Ndërkohë, çështja e Alves vazhdon të ecë përpara dhe deklaratat e fundit të viktimës së tij të dyshuar për takimin e saj me brazilianin janë bërë publike nga programi “En Boca de Todos”. Ajo flet për përvojën e saj me Alves në klubin e natës Sutton në Barcelonë, ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.


Dani Alves i bën premtim turpit gjykues nëse lirohet me kusht
Lexo po ashtu Dani Alves i bën premtim turpit gjykues nëse lirohet me kusht

“Ai erdhi tek unë dhe më tha, ‘a nuk e di kush jam unë?’, dhe unë i thashë jo. Më tha ‘më quhem Dani, luaj Petanque në Hospitalet (lojë e përafërt me boëling-un)’. Mbaj mend që më kapi dorën dhe e vuri në pjesën e poshtme të tij. Më tha përsëri të largohesha (me të). Unë thash jo”, ka zbluar ajo.

“Fillova të frikësohesha shumë dhe mendova, ‘po sikur të më fuste diçka në pije? Po sikur t’i bëjë diçka mikut tim?’ Mendova gjithçka në një kohë shumë të shkurtër”.

Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie
Lexo po ashtu Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie

“Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem sipër (organit gjenital të tij). Mbaj mend që i thashë ‘nuk mundem, nuk mundem, duhet të iki, nuk dua’ dhe ai filloi të më thoshte shumë gjëra. Kur më vonë më vuri në tokë, mbaj mend se isha në shok. Nuk dija çfarë të bëja atje”, ka shtuar më tej viktima.

Alves ka këmbëngulur se takimi ka qenë konsensual dhe ai është shprehur i pafajshëm për këtë çështje. Ai do të qëndrojë në burg për momentin dhe ende nuk është shpallur data e gjykimit. /Telegrafi/