LAJMI I FUNDIT:

As bombardimet ruse nuk i ndalin, çifti nga Kievi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një strehimore

As bombardimet ruse nuk i ndalin, çifti nga Kievi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një strehimore

Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë që ta bombardojnë e shkatërrojnë Ukrainën, jeta dhe dashuria në këtë vend nuk mund të ndalet.

Këtë e ka dëshmuar më së miri një video amatore e filmuar brenda një strehimore në Kiev, ku mijëra banorë të kryeqytetit u futën pas sulmeve të mbrëmshme dhe të sotme ruse, transmeton Telegrafi.


Një çift i ri nga Kievi shfrytëzuan rastin sa ishin në strehimore, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre para mijëra bashkëkombësve.

Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth
Lexo po ashtu Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth

E veshur me fustan të bardhë nusërie, kurse dhëndri me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, dyshja shkëmbyen puthje derisa turma brohoriste.

Kujtojmë që ushtria ruse gjatë mbrëmjes së kaluar, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka kryer sulme ajrore mbi kryeqytetin e Ukrainës. /Telegrafi/