Nga: Roger Waters (tekstet e tri këngëve nga albumi Amused to Death, 1992)
Përktheu: Agron Shala
ÇKA DO ZOTI – PJESA I
Atë që Zoti do, atë Zoti merr, Zot të gjithëve na ndihmo (Zoti merr)
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
Fëmija në qosh, priftin shikon
Dhe e i bie kitarës së vet japoneze të kaltër të çeltë
Prifti tha:
“Zoti do mirësi
Zoti do dritë
Zoti do kaos
Zoti do luftë pa sherr”
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
“Mos u habit kaq shumë, është veçse dogmë”
Profeti jashtëtokësor bërtet
Brumbulli dhe antilopa
E hoqën Biblën nga varësja
Majmuni në qosh
E shkroi mësimin në librin e vet
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
Zoti do paqe
Zoti do luftë
Zoti do uri
Zoti do zinxhirë të dyqaneve
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
Zoti do rebelim
Zoti do seks
Zoti do liri
Zoti do Semteks
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
“Mos u frikëso kaq shumë, unë veç hajgare po bëj”
Komiku jashtëtokësor gënjeu
Gomari dhe hiena
E hoqën penën nga varësja
Majmuni në qosh
E shkroi shakanë në librin e vet
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
Zoti do kufij
Zoti do drogë
Zoti do reshje
Zoti do meksikanë ilegalë
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
Zoti do vudu
Zoti do faltore
Zoti do ligj
Zoti do krim të organizuar
Zoti do kryqëzatë
Zoti do xhihad
Zoti e do të mirën
Zoti e do të keqen
Atë që Zoti do, atë Zoti merr
***
ÇKA DO ZOTI – PJESA II
Atë që Zoti do, atë Zoti merr, Zot të gjithëve na ndihmo
(Atë që Zoti do, atë Zoti merr)
Zoti do dollarë
Zoti do centë
Zoti do funte, shilinga dhe peni
Zoti do guldenë
Zoti do kruna
Zoti do franga zvicerane
Dhe Zoti do franga franceze
(Oui, il veut des francais français)
Zoti do eskudo
Zoti do peseta
mos dërgoni lireta
Zoti nuk i do cikërrimat
Zoti do qytete të vogla
Zoti do dhimbje
Zoti do koncerte të rokut
Zoti do vejusha
Zoti do zgjidhje
Zoti do TV
Zoti do taksa
Atë që Zoti do, atë Zoti merr, Zot të gjithëve na ndihmo
(Atë që Zoti do, atë Zoti merr)
Zoti do argjend
Zoti do ar
Zoti do që sekreti i tij kurrë të mos tregohet
Zoti do xhigolo
Zoti do liderë
Zoti do politikë
Zoti e do humorin e mirë
Atë që Zoti do, atë Zoti merr, Zot të gjithëve na ndihmo
(Atë që Zoti do, atë Zoti merr)
Zoti do miqësi
Zoti do famë
Zoti e do meritën
Zoti e do fajësimin
Zoti do varfëri
Zoti do pasuri
Zoti i do sigurimet
Zoti do veten ta mbrojë
Atë që Zoti do, atë Zoti merr, Zot të gjithëve na ndihmo
(Atë që Zoti do, atë Zoti merr)
***
ÇKA DO ZOTI – PJESA III
Mos ke frikë, është veçse biznes
Psherëtiu profeti jashtëtokësor
Coftinari dhe laraska e hoqën arkën e parave nga varësja
Majmuni në qosh i shkroi hesapet në librin e vet
Të çarë, gishtat e zonjës arkëtare flakërojnë nëpër regjistra
Menaxheri njofton
Për ofertën e ditës
Dhe në bankat në mbarë botën
Të krishterët, myslimanët, hindutë, hebrenjtë
Dhe çdo racë, besim, ngjyrë, ngjyrim ose nuancë tjetër
Bien në gjunjë dhe luten
Rakuni dhe marmoti
Me kujdes i punojnë trastat e kusurit
Por, majmuni në qosh
Hë, e pra, ai dalëngadalë depoziton larg vendit
Krisht, shpirti po ngrin
Veterani bërtet
Hienat dolën haptas
Dhe nëpër kullota vërshojnë
Dhe mjegulla vjen me të madhe
Përmes shishes së tij të xhinit
Kështu që kap një gur
Që duket si kockë
Dhe plumbat fluturojnë
Dhe lumenjtë thahen
Dhe vajzat e dietave pëshpëritin
Dhe spikeri i lajmeve gënjen
Dhe ushtari është i vetmuar
Në zonën televizive
Por, majmuni nuk shikon
Struket në kuzhinë
Për t’i grumbulluar enët
Dhe përgjigjet në telefon
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A