LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni Tinder do ndalojë së funksionuari në Rusi

Aplikacioni Tinder do ndalojë së funksionuari në Rusi

Kompania që zotëron edhe aplikacionet si Tinder dhe Hinge ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari në Rusi, më shumë se një vit pasi shpërtheu lufta në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Match Group tha se markat e saj po ndërmerrnin hapa për të “kufizuar qasjen” në shërbime dhe do të tërhiqen plotësisht nga tregu rus deri më 30 qershor.


Masa vjen pasi shumë kompani globale ndërprenë lidhjet me Rusinë pas fillimit të agresionit në Ukrainë në shkurt 2022.

Kompania amerikane e bëri njoftimin në raportin e saj vjetor të martën, duke shtuar se ishte “e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.

Në javët e menjëhershme pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë biznese, kryesisht firma perëndimore, njoftuan se do të pezullonin aktivitetet në Rusi, ose do të tërhiqeshin nga vendi krejtësisht. /Telegrafi/