LAJMI I FUNDIT:

Kristi tregon nëse mund të ketë një lidhje me Keisin jashtë BBVA: Disa gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash ashtu

Kristi tregon nëse mund të ketë një lidhje me Keisin jashtë BBVA: Disa gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash ashtu

Ditën e djeshme (e diel) në Big Brother VIP Albania u zhvillua “Big Brother Radio”.

Finalistët janë pyetur për eksperiencën brenda, rrugëtimin e tyre e po ashtu edhe për banorët e tjerë.


Kristi Aliaj u pyet nëse do të ketë një shans tjetër për raportin me Keisi Medinin, pasi nisën një njohje brenda.

Foto: Instagram

“Me mendime nuk do të flasë sepse nuk mund të hamendësoj se si do të jetë jashtë. Në mënyrën që u zhvillua këtu, si përfundoi këtu me shumë korrektësi me respekt. Do ishte shumë e çuditshme nësë do të rikthehesha e do të kërkoja të njëjtën gjë”, u shpreh ai.

Keisi komenton lidhjen me Kristin pas daljes nga BBVA dhe flet për rifutjen e Sabianit: Më dha një sinjal
Lexo po ashtu Keisi komenton lidhjen me Kristin pas daljes nga BBVA dhe flet për rifutjen e Sabianit: Më dha një sinjal

“Ca gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash të mbyllura”, vazhdoi më tej ai.

Keisi nga ana tjetër kur doli nga Big Brother theksoi se nëse do t’i shkruante Kristi do të shikonte për një mundësi tjetër.

Megjithatë, pritet të shihet se si do të shkojë marrëdhënia në vazhdim mes tyre. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube