LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi nga spitali: Është e vështirë, por do t’ia dal edhe një herë

Berlusconi nga spitali: Është e vështirë, por do t’ia dal edhe një herë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili vuan nga leukemia dhe gjendet në repartin e terapisë intensive të një spitali të Milanos, tha se ka probleme, por do ta kalojë edhe një herë.

“Kam arritur ta kaloj greminën edhe në situata më të vështira dhe delikate”, tha Berlusconi përmes së përditshmes italiane Il Giornale, e cila është pjesë e perandorisë së tij mediatike.


Manjati 86-vjeçar i medias, i cili ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin prestigjioz San Rafaele në Milano që nga e mërkura, “po pushon dhe po i përgjigjet mirë trajtimit”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Tajani, ish-president i Parlamentit Evropian, është numri dy në partinë e Berlusconit, “Forza Italia”, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministres, Giorgia Meloni.

Për shkak të jetëgjatësisë në politikë, Berlusconi mori nofkën “i pavdekshëm”. Ai u rizgjodh në parlament në vitin 2022. Mjekët njoftuan se ai vuante nga një infeksion në mushkëri lidhur me “leukeminë kronike të cilën e kishte prej disa kohësh”.

Silvio Berlusconi diagnostifikohet me leukemi
Lexo po ashtu Silvio Berlusconi diagnostifikohet me leukemi

Muajin e kaluar, miliarderi tashmë kaloi katër ditë në të njëjtin spital dhe u lirua një javë më parë.

Berlusconi hyri në politikë në vitin 1994 dhe ishte kryeministër për gjithsej nëntë vjet. Pavarësisht një sërë skandalesh seksuale dhe procedurash ligjore që dëmtuan imazhin e tij, për disa italianë ai është ende zgjedhja politike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori